BE-ja përshëndet mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë

nga D V

Bashkimi Evropian ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të 9 shkurtit në Kosovë.

“BE përshëndetë faktin se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre” ka deklaruar zëdhënësja Anitta Hipper.

Ajo ka rikujtuar se edhe BE ka dërguar misionin vëzhgues për zgjedhjet 9 shkurtit dhe kjo, sipas saj, është dëshmi e rëndësisë së qeverisë së Bashkimi Evropian që u jep raporteve me Kosovën.

Kujtojmë se sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë 40.59 për qind. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More