Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni

nga D. V.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni.

Gjoni mbante këtë detyrë nga shtatori 2023, ndërkohë që në periudhën 2014-2023 ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe Principatën e Lihtenshtajnit.

Ai ka shërbyer, po ashtu, si drejtor i kabinetit të Kryeministrit (1999-2000) dhe si ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm përkatësisht në periudhën 2000-2002. Gjoni ka mbajtur po ashtu mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë në dy legjislatura (2001- 2005 dhe 2009-2013).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More