Begaj në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore

nga D. V.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës më 16 dhe 17 shkurt 2026.

Policia e Kosovës njofton se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës sipas itinerarit të planifikuar, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Këto ndërprerje do të realizohen në intervale të shkurtra kohore dhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Presidenti Begaj pritet të arrijë më 16 shkurt në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, ndërsa kthimi i tij është paraparë më 17 shkurt në orët e mbrëmjes.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për kufizimet e përkohshme dhe masat e ndërmarra gjatë kësaj vizite zyrtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More