Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

nga D. V.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit, Khamphon Vongsanty.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.”

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More