Begaj uron Kurtin për fitoren: Vota të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

nga D. V.

Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin”, shkruan Begaj.

Uroj dhe besoj, shkroi Begaj, “që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”.

Kosova përmbylli procesin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas rezultateve të publikuara në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marrë 5.68% të elektoratit.

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate, PDK me 23 mandate, LDK merr 15 mandate, AAK 6 mandate, Lista Serbe 10 mandate, komunitetet e tjera 10 mandate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More