Bekim Sali: Ironia e ditës, BDI-ja partia e kazinove tani kërkon mbylljen e tyre

nga D V

Shkup, 12 korrik – Deputeti i Alternativës Bekim Sali ka kritikuar deklaratat që vijnë nga BDI për mbylljen e kazinove. Siç ka shkruar ai në profilin e tij në Fejsbuk, kërkesa e BDI-së për mbylljen e kazinove është hipokrizi pasi ajo ka ndihmuar hapjen masive të tyre.

“Ironia e ditës: BDI-ja që deri dje ishte ajo qe mbushi vendin me kazino, tani papritmas është opozitare dhe kërkon mbylljen e tyre. Kur ata që ndihmuan në hapjen e kazinove fillojnë të luftojnë kundër tyre, e kupton që politikës shqiptare i mungon vetëm një element: konsistenca.

Ndoshta herën tjetër, BDI do kërkojë mbylljen e vetes për t’i dhënë fund hipokrizisë”, shkruan Bekim Sali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More