Bekim Sali: Shkolla fillore “Ismail Qemali”në Çair, po merr pamje të re

nga D. V.

Shkup, 19 gusht – Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, së bashku me kandidatin e VLEN-it, për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, nga afër kanë vizituar sot punimet në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair.
Ai ka thënë se nxënësit e kësaj shkolle do të mësojnë në kushte të reja nga shtatori.
“Shkolla fillore “ Ismail Qemali”në Çair, po merr pamje të re. Nga shtatori i këtij viti, nxënësit e kësaj shkolle do të mësojnë në kushte të reja, më të mira si dhe në një ambient pozitiv dhe të pastër.
Së bashku me kandidatin e VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti nga afër pamë punimet që po zhvillohen në mënyrë intensive.
Ne, kujdesemi për arsimin!”, ka shkruar deputeti Sali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More