Benet Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës dyshohet për…

nga Xh M

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme për rreth 40 minuta. Teksa dilte nga SPAK, Beci shmangu komentet për gazetarët.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës. Benet Beci ka mbajtur detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe i KESH-it.

Sakaq, mësohet se avokati i Becit është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More