Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi sot me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në një deklaratë për medie, Berisha tha se “ky është një akt politik, kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta”.

“Dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolerancën absolute ndaj opozitës dhe opozitarizmit. Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas tij, “Ilir Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person në hetim pa asnjë provë, asnjë fakt penal”.

Zgjatja me 6 muaj e hetimeve nga ana e SPAK, sipas tij, “përbën shkelje të rëndë të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg”, tha Berisha, duke shprehur solidaritetin e plotë me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More