Berisha: Deputetëve të opozitës nuk iu jepen provat e prokurorisë për Ballukun

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot gjatë një deklarate për mediet, se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk u jep deputetëve të opozitës provat që, sipas tij, janë depozituar nga Prokuroria e Posaçme, në kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

“Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat, se ku e bazojnë kërkesën e tyre për arrestimin e Ballukut. Niko Peleshi i ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit të verifikimit të mandateve. Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ky është një akt antikushtetues.

“Ai kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa ua dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve të Këshillit të Mandateve. Ky është një akt antikushtetuese, antiligjor, një përpjekje e verbër për të mbrojtur me çdo çmim dyshen Rama-Balluku. Kërkojnë që ta çojnë pas Vitit të Ri, ta spostojnë, madje edhe të mos mbledhin parlamentin gjersa të duan vetë”, tha Berisha

Berisha theksoi se “deputetët e PD do të kërkojnë mbledhjen urgjente të parlamentit në përputhje me Kushtetutën”.

SPAK njoftoi dje se ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit: Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More