Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se PD e ka ndërprerë bashkëpunimit me “narkomazhorancën”.
Gjatë një konference për mediet, teksa u pyet në lidhje me vijimin e punës për Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Administrativo-Territoriale, Berisha tha se do të “krijojmë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore me forcat opozitare”.
“Me media me të gjitha dhe ne krijojmë, paraqesim para shqiptarëve reformën tonë territoriale”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se “do të bëjnë një reformë të vërtetë”.
“Janë deputetët tanë që do e bëjnë. Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë ata që do të kryesojnë komisionet nga ana e PD, sepse do jetë bashkë me opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “me Edi Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë”.