Berisha dorëzon në Gjykatën e Posaçme GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

nga D V

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha dorëzon në sekretarinë e GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e kërkuar verbalisht në seancën e 14 majit që ajo të hiqte dorë vullnetarisht.

Kërkesa bazohet në pretendimin se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me ndalim të hyrjes në zonën Shengen nga gjykata administrative e Athinës.

Para një jave, Prokuroria e Përgjithshme vendosi hetimin e thelluar të gjyqtares me kërkesë të KLGJ.

Do të jetë pikërisht qeveria e gjyqësorit që do të marrë vendimin, pas gjetjeve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Irena Gjoka ka dhënë vendimin për izolimin e Berishës në shtëpi, një verdikt ky mjaft i kontestuar nga pala mbrojtëse e ish-kryeministrit.

Vendimi nëse gjyqtarja do të përjashtohet apo jo nga gjykimi paraprak i dosjes ‘Partizani’ pritet të merret të martën, 21 maj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More