Berisha i Nisma-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

nga Xh M

Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka theksuar se nuk do të ishte pjesë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Albin Kurtin, për të qeverisur Kosovën.

Ai ka shprehur mendimin e tij në Debat Plus, duke theksuar se, si anëtar i Nismës, e sheh Kurtin si “të keqen e madhe” të vendit.

“Unë po japë mendimin personal, si anëtar i Nismës, me Kurtin nuk do të mundesha ta bashkohesha për të mirë të Kosovës kur ai gjithë angazhimin e ka pasur në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Berisha.

Berisha ka komentuar edhe deklaratat e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, të cilat, sipas tij, janë keqkuptuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

Ai ka potencuar se Limaj ka thënë se është i gatshëm të takohet me të gjithë, por jo të formojë koalicion me të gjithë, duke theksuar se nuk është komode situata politike në Kosovë.

“Kryesia e Nisma-s, janë të interesuar për një qeveri të opozitës, kjo është përforcuar pas asaj deklaratës se Limajt se qysh është trajtuar në opinionin publik”, ka shtuar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More