Berisha jashtë Grupit të PD! Kuvendi tregon arsyen: Deputeti s’ka qenë pjesë që prej fillimit të legjislaturës 

nga D V

Kuvendi ka treguar arsyen pse ish-kryeministri Sali Berisha mbeti jashtë Grupit Parlamentar të PD-së, pas kërkesës së Gazment Bardhit për t’u rikthyer deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha. 

Kuvendi, në reagimin e tij, shprehet se Gazment Bardhi ka kërkuar revokimin e gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature. 

Ndërsa theksoi se deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të PD. 

“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.”  Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”,-thuhet në deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More