Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

nga L. M

Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar akuzat lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke pretenduar manipulim të gjerë përmes zëvendësimit dhe mbushjes së kutive të votimit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se gjatë verifikimeve të materialeve zgjedhore janë evidentuar shkelje të rënda procedurale dhe mospërputhje të dhënash në një sërë qendrash votimi në Tiranë.

“Këto qendra votimi ngjallin dyshime të forta se përveç Trenit Bullgar, është përdorur edhe mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera,” deklaroi Berisha.

Ai solli në vëmendje disa raste konkrete, për të cilat pretendon se faktojnë manipulimet e kryera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More