Berisha mbyll fjalimin, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, policia bën thirrje: Ndaloni

nga Xh M

Sapo kreu i PD Sali Berisha mbylli fjalimin para protestuesve, skenari ishte i njëjtë me fishekzjarre dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë.

Policia bëri thirrje vazhdimisht që protestuesit të ndalonin, ndërsa u desh ndërhyrja me autobotë uji.

Uji u hodh drejt godinës së Kryeministrisë si dhe drejt protestuesve të cilët kanë nisur të shpërndahen.

Disa prej tyre, kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke hequr barrierat metalike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More