Berisha: Me PD në pushtet, zero flukse trafikimi drejt vendeve të tjera

nga D V

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference për mediet sot tha se kur PD të vijë në pushet nuk do të ketë më emigrantë që përdorin territorin e Shqipërisë për të shkuar drejt Perëndimit.

Berisha tha se “sot në agjendën e të gjitha qeverive më serioze, përfshi presidentin e SHBA, Trump është problemi i trafikut njerëzor, i emigracionit, i refugjatëve. Partnerët, aleatët tanë e kanë shumë të qartë se me PD-në në pushtet, zero flukse trafikimi drejt vendeve të tjera”.

I pyetur nëse do të ketë koalicion me Partinë e Lirisë për zgjedhjet e 11 majit, Berisha tha  se, “jemi të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën, negociatat vazhdojnë. Kur bëhet koalicion nuk ka diskutim që ndahen edhe vendet e sigurta”.

Duke u ndalur te vizita e tij në Berlin, ku mori pjesë në kongresin e CDU-së, Berisha tha se në “Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së”.

Berisha po ashtu theksoi se “kur të plotësohet administrata e re e Trump, do të nis lobimin për heqjen e ‘non gratës’”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More