Berisha: Në datën 29, Shqipëria në protestë

nga D V

Ish-Kryeministri Sali Berisha në tubimin pranë banesës së tij, ku ndodhet në “Arrest shtëpie”, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama nw Nju York tw shtunwn.

Sipas Berishës, dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA, u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit.

“Miq, diaspora jonë, është një diasporë e cila në rrafshin politik ka histori nga më të lavdishme e të gjithë diasporave të tjera. Kjo diasporë mbeti gjithnjë flakë që ndriçon rrugën e lirisë së shqiptarëve.

Dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA, u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit. E demaskoi atë në metropolin e botës, në Nju Jork, me një protestë ndër më të mëdhatë, më të fuqishmet. Do të përdorur hua, fjalën e një miku tim që më thotë se; narkodiktatori nuk e priste kurrë se do ta prisnin aq shumë shqiptarë, por më shumë jashtë kundër tij se sa në sallë të ndryrur me të.”, tha Berisha.

Sipas tij, angazhimi i diasporës, ngritja e zërit të saj në vendin e lirisë, protesta e djeshme do të hyjë në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, si një kapitull i ri, i shqiptarëve më mërgim, si një betejë për lirinë e vendit të tyre.

“Së fundi, dua të ju rikujtoj se ne jemi në narkodiktaturë dhe është shumë e njohur, se diktaturat janë regjimet që ngadalësojnë dhe madje me keqësinë e tyre, ndonjëherë e ndalojnë dhe kohën, por jo kurrë për ne. Kurrë për ata që luftojnë. Ndaj dhe për ne këto 300 ditë janë sa 3 mijë ditë dhe shumë më tepër, ndaj dhe ne do të fitojmë. Është radha jonë…Në datën 29 Shqipëria në protestë, Shqipëria në duart e opozitës. Fitore”, mbyll fjalën e tij Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More