Berisha në Strasburg: Situata në Shqipëri, rrezik për sigurinë e Evropës

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri, paraqiti situatën në vend si një rrezik serioz për sigurinë e Evropës, duke e cilësuar atë si “narkoshtet”.

Berisha u shpreh se, kartele të drogës, të lidhura me qeverinë, dominojnë tregjet e drogës në Evropë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

“Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Evropës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha foli edhe mbi “terapinë konvertuese”, duke e cilësuar atë si një praktikë çnjerëzore dhe agresion ndaj fëmijëve. Sipas kryetarit të PD-së, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

“Kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë e botë”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se, ndonëse debatet mbi këtë çështje ishin të ndara, në audiencë pati rezerva të mëdha ndaj raportit, i cili sipas tij tentonte të legjitimonte “terapinë konvertuese” ndaj fëmijëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More