Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përkujtoi sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Berisha u shpreh në një konferencë për shtyp se, “Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë”.
“Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Shën Terezës, nobelistes shqiptare, e cila me virtytet më të larta shpirtërore, ia doli të pushtojë mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve. Të shenjtërohet për së gjalli. Të bëhet një hyjni, aq sa është nëna për çdo individ”, tha Berisha.
“Shën Tereza, apo Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, por i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj”, theksoi Berisha.
“Ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut”, u shpreh kreu i PD.