Bexheti për ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale: Pasi ta marrim propozimin, “Fronti Evropian” do të prononcohet

nga D V

Shkup, 13 qershor – Ende nuk kemi propozim për zgjidhje ligjore, pasi ta marrim “Fonti Evropian” do të prononcohet se cilat janë qëndrimet tona, deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian në Kuvend, Blerim Bexheti, i pyetur se cili është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, me çka do të shmangeshin zgjedhjet e parakohshme lokale.

I pyetur si kryetar komune, nëse financiarisht një zgjidhje e tillë është e arsyeshme, Bexheti tha, se nuk dëshiron të paragjykojë asgjë dhe se do të komentojë pasi ta marrë Projekt-ligjin.

“Nëse e dorëzojnë, atëherë do të marrim një vendim. Për të mos paragjykuar tani, cila do të ishte. Unë nuk jam këtu si ekspert, por në cilësinë e koordinatorit të “Frontit Evropian” dhe normalisht pasi të marrim një projektligjin do të marrim një vendim edhe për këtë çështje”, deklaroi Bexheti.

Lidhur me atë se a është e pranueshme që të ketë zgjedhje në Saraj, Bexheti ka theksoi shkurt se “nuk kemi ikur asnjëherë nga zgjedhjet, kemi qenë gjithmonë të gatshëm”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More