Bie zjarr në malin “Vlashaj” të Shupenzës në Bulqizë, vatra aktive vijon edhe në Lurë

nga L. M

Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme malin “Vlashaj”, mbi fshatin Shupenzë, në Bulqizë. Gjithashtu era e fortë ka favorizuar flakët dhe ka bërë që zona të jetë e rrezikuar dhe të zgjerohet më tej.

Po ashtu situata kritike vazhdon të mbetet edhe në Lurë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me pishë, ah dhe shkurre. Forcat e shuarjes, si të Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe ato lokale, janë në terren duke luftuar për të kontrolluar përhapjen e flakëve.

Ndërsa ditën e kaluar, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes iu bashkua forcave tokësore për të asistuar nga ajri, duke u fokusuar veçanërisht në zonat e vështira për tu arritur për shkak të terrenit të thepisur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More