Big Mama me fjalët më të dhimbshme për Shpatin: Ma këpute shpirtin vëlla

nga D. V.

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut dhe mikut të saj, Shpat Kasapi, i cili sipas raportimeve, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në moshën 40-vjeçare.

Big Mama ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto të Shpat Kasapit, ku i ka dedikuar fjalë zemre.

Në postimin e shkurtër por prekës, Big Mama shkruan:

“O Shpati bre … nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe më të këputë shpirtin. Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembjin edhe më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë, vëlla. Prehu në paqe. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More