Bilall Kasami priti në takim ambasadoren suedeze, Ami Larson Jein

nga D. V.

Shkup, 10 prill –  Sot prita në takim ambasadoren e Suedisë në Shkup, znj. Ami Larson Jein dhe zëvendës ambasadoren, Elisabet Dalberg Frisk, ku diskutuam për tema të rëndësishme më nivel lokal. Komuna e Tetovës dhe ambasada e Suedisë, janë seriozisht të interesuar për të forcuar bashkëpunimin në nivel lokal, ndërmjet organizatave të ndryshme, shoqatave që të kenë mundësinë në realizimin e projekteve që janë në dobi të qytetarëve dhe qytetit tonë. Gjithashtu në takim diskutuam edhe mbi aktualitetin politik, reformat dhe sundimin e ligjit. Me ambasadoren u dakorduam që ky bashkëpunim të thellohet edhe në të ardhmen të kemi projekte konkrete, punë dhe përkushtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More