Partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar do të shkrihen në një forcë politike të vetme.
Ky ishte vendimi që u njoftua sot nga përfaqësuesi i BD, Fabian Topollaj dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një deklaratë për mediat.
“Ajo që desha të anunçoj është që Bindja Demokratike ka vendosur të shkrihet me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar. Ne jemi duke ndjekur hapat ligjor dhe jemi në fazën e fundit të hapave ligjor. Ky është një veprim politik, i mbështetur në faktin që LZHK është sot partia politike që mëshiron më mirë ato vlera dhe qëllime për të cilat u krijua dhe u zhvillua Bindja Demokratike. Vlera që kanë të bëjnë me një sistem të hapur politik”, tha Fabian Topollaj.
“LZHK sot është partia që ka iniciuar një koalicion mbi bazën e parimeve të listave të hapura. Ne konsiderojmë që Shqipëria ka nevojë ulëritëse për të pasur një opozitë alternative, e cila të mos mbetet vetëm brenda Partinë Demokratike, e cila ka pasur problemeve të vetat shumë të forta gjatë këtyre viteve dhe e ka të pamundur të përfaqësojë të gjithë elektoratin opozitar shqiptar. Për këtë arsye kemi vendosur shkrirjen e partisë Bindja Demokratike me LZHK dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet me strukturat tona që në zgjedhjet e 2025 koalicioni që kjo lëvizje po udhëheq të marrë një rezultat sa më të mirë, si e vetmja mënyrë që opozita të bëhet më e madhe, një opozitë alternative, e hapur, që mëshiron vlerat më të mira demokratike”, nënvizoi Topollaj.