Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar sot përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.
Bislimi njofton se në takim u bisedua për dy dekada e gjysmë dhimbje e padrejtësi e mohim të vazhdueshëm të Serbisë të krimeve të luftës.
Tutje, Bislimi ka pohuar se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.