Bislimi mirëpriti në takim lamtumirës Hovenierin, flasin për zotimin e SHBA-së për Kosovë sovrane dhe të integruar në BE

nga D V

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është pritur në takim lamtumirës nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, për shkak të përfundimit të mandatit të tij.

Në takimin me zëvendëskryeministrin, Hovenieri ka ritheksuar përkushtimin e ShBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike, raporton Ekonomia Online.

Tutje ai ka thënë se ka përforcuar mbështetjen e ShBA-së për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Në takimin tim lamtumirës sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ritheksova përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Hovenier në takimin me Bislimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More