Bislimi në Varshavë përmend KQZ-në: Kosova ka përjetuar sulme hibride gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit

nga D V

Zëvendëskryeministri Besnik Bsilimi po merr pjesë në takimin e ministrave për çështje evropiane në Varshavë, i cili u organizua nga Presidenca e Polonisë e Këshillit të BE-së.

Bislimi ka njoftuar se temë diskutimi do të jenë kërcënimet e sulmeve hibride ndaj procesit të zgjerimit të BE-së dhe përballimi në mënyrë të përbashkët i sfidave që paraqiten.

Ai ka mbajtur një konferencë para këtij takimi ku përmendi sulmet që ndodhën në faqen e KQZ-së në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.

“Ne patëm zgjedhje në Kosovë javën e kaluar dhe e përjetuam drejtpërdrejtë këtë formë të kërcënimeve të sigurisë për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe në një frekuencë shumë të sofistikuar dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme, shumë të sofistikuara për sa i përket çështjeve dhe kohës së përzgjedhur”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka theksuar se vendet tona mund të ndryshojnë në frekuencën dhe intensitetin e këtyre kërcënimeve për ne e kemi të gjithë të përbashkët praninë e tyre dhe prandaj sipas tij zgjedhja e duhur është që të gjithë së bashku të diskutojmë përgjigjen e mundshme ndaj këtyre kërcënimeve të sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More