Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi tregojnë si duhet të jetë një garë zgjedhore

nga D. V.

Shkup, 8 shtator – Sot në komunën e Sarajit, kandidatët për kryetar komune, Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi, dhanë një shembull të rrallë të kulturës politike. Të dy u panë bashkë duke zhvilluar një bisedë miqësore teksa po merrnin pjesë në një varrim, duke treguar se gara politike nuk duhet të shoqërohet me fyerje dhe akuza personale.

Ky gjest i dy kandidatëve është pritur pozitivisht nga qytetarët, të cilët shpeshherë janë dëshmitarë të fushatave të mbushura me tensione, akuza dhe përplasje të ashpra, siç ndodh rëndom në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ramadani dhe Elmazi me praninë e tyre dhanë një mesazh të qartë: konkurenca politike nuk duhet të prishë respektin dhe kulturën mes kundërshtarëve, duke e kthyer garën zgjedhore në një proces demokratik të shëndetshëm

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More