Blerim Sejdiu paralajmëron asfaltimin e 8 rrugëve në komunën e Zhelinës

nga Xh M

Zhelinë, 28 mars – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë ndërtimi dhe asfaltimi i tetë rrugëve të reja në vendbanimet e kësaj komune.

Në një postim në rrjetet sociale, Sejdiu theksoi se pavarësisht kritikave, puna për përmirësimin e infrastrukturës do të vazhdojë.

“Dembelët dhe të këqinjtë kanë një qëllim: Që çdoherë t’i ‘shajnë’ ata që punojnë! Ndërsa ne që duam të punojmë, këtyre tipave ju themi: ‘Po edhe pa ju ska kuptim jeta, dikush duhet të bëjë zhurmë’”, shkroi ai.

Një nga projektet kryesore që po realizohet është edhe rruga Pallaticë – Tetovë, për të cilën kryetari Sejdiu tha se po punohet intensivisht për finalizimin e saj.

Ky investim infrastrukturor pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet e lëvizjes për banorët e komunës së Zhelinës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More