Blushi: Buxheti 2025 më antisociali, nuk parashikon as indeksimin e inflacionit

nga D V

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se buxheti i vitit të ardhshëm i depozituar për miratim në parlament nuk është gjë tjetër veçse buxheti më antisocial.

Në konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo, Blushi tha se “ky buxhet jo vetëm ul fondet e ndihmës ekonomike, jo vetëm le në mëshirë të fatit mbi 791.000 pensionistë në mbarë vendin, por më e rëndë akoma është fakti që 8.2 miliardë euro të këtij buxheti serviren si një tortë që qeveria po përpiqet ta ndajë me klientët e saj oligarkë dhe ndërkohë parashikon të ndajë vetëm thërrime për taksapaguesit e ndershëm shqiptarë”.

“Ky buxhet nuk ka asnjë fond shtesë për pagat, pra ka 0 politika për paga dhe 0 rritje pagash. Nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së çmimeve”, tha Blushi.

Blushi u shpreh se “gjithashtu fondi i ndihmës ekonomike është planifikuar në ulje, numri i familjeve në ndihmë ekonomike në një situatë të rritjes së varfërisë ekstreme parashikohet gjithashtu në ulje, nuk ka rritje për pagesat e papunësisë, fond që për fat të keq vijon të ulet nga viti në vit, pavarësisht se numri i të papunëve vijon të rritet në mënyrë progresive”.

Duke folur për projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP) Blushi tha se “totali i kostos së projekteve korruptive PPP do të arrijë në 777 miliardë Lekë ose më i larti dhe se sa buxheti total i vitit të kaluar”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More