Boban Nikollovski e mori funksionin e drejtorit të Drejtorisë Doganore

nga D V

Shkup, 1 korrik – Boban Nikollovski sot e ka marrë pozitën e drejtorit të Drejtorisë Doganore nga paraardhësi i tij Stefan Bogoev, i cili në këtë pozitë ishte nga qershori i vitit të kaluar.

 

“Zbatimi i masave dhe politikave reformuese për arritjen e rritjes ekonomike të lartë dhe të qëndrueshme, luftimin e krimit dhe shkatërrimin e korrupsionit dhe ekonomisë gri, mjedis të parashikueshëm tatimor dhe rregullator dhe reduktimi i detyrimeve parafiskale për kompanitë si dhe digjitalizimi i plotë dhe Doganat SMART si pjesë e prioriteteve të qeverisë për Maqedoninë inteligjente, janë vetëm një pjesë e synimeve tona”, tha Nikollovski, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Doganore.

Nikollovski është i punësuar në Drejtorinë Doganore tash  15 vjet, ndërsa në pozitën e drejtorit vjen nga pozita e deputetit në Kuvendin e Maqedonisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More