Bora vështirëson qarkullimin në rrugën Prizren–Prevallë, banorët kërkojnë ndërhyrje

nga D V

Qarkullimi i automjeteve në rrugën Prizren-Prevallë është vështirësuar për shkak të reshjeve të borës.

Banorët dhe afaristët që veprojnë në Prevallë kanë kërkuar nga MMPHI që të ketë më shumë vëmendje për pastrimin e kësaj rruge.

“Si qytetar dhe banor i Prevallës, ju drejtohem me këtë kërkesë për të pasur më shumë vëmendje në pastrimin e rrugës Prizren–Prevallë, e cila gjatë dy viteve të fundit është bërë problematike për shkak të bllokimeve nga bora. Kjo situatë krijon vështirësi të mëdha për banorët dhe vizitorët, duke ndikuar negativisht në lëvizjen dhe jetën e përditshme”, është shprehur afaristi Burim Sallauka, raporton Telegrafi.

Ai i ka bërë thirrje, MMPHI-së edhe për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me problemin e parkingjeve në fshatin turistik të Prevallës, që sipas tij vazhdon të jetë një sfidë për banorët dhe vizitorët, sidomos gjatë sezonit dimëror.

Sipas kësaj ministrie, ekipet dhe operatorët e kontraktuar janë të angazhuar maksimalisht, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More