Borë bie në Kodër të Diellit dhe në Strazhë dhe Mavrovë, mjegull në Pletvar

nga D V

Shkup, 5 dhjetor – Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë dhe Mavrovë, ndërsa është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës deri në 50 metra në Pletvar, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende  nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More