Borrell-Gjuriqit: Zbatimi i angazhimeve të dialogut, kyç për integrim në BE

nga Xh M

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrel, në një postim në platformën “X” ka thënë se ka pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka shkruar se përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe zbatimi i angazhimeve të dialogut, janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE.

“E falënderova Serbinë për kontributin e saj të çmuar në misionet dhe operacionet tona CSDP”, ka shkruar mes tjerash Josep Borrel.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More