Breshëri dëmton prodhimet bujqësore në Mat

nga Xh M

Breshëri ka dëmtuar prodhimet bujqësore në fshatin Xibër Murrizë, të bashkisë Mat.

Dëmet shtrihen në dhjetra hektarë, të mbjella kryesisht me perime.

Kanë mjaftuar vetëm 15 minuta, që banorët e fshatit Xibër Murrizë të mbeten pa prodhimet e tyre bujqësore këtë sezon.

Dhjetra familje të këtij fshati, të cilat jetën e tyre e kanë të ludhur me bujqësinë, pas një stuhie breshëri, i kanë parë të mbjellat e tyre, të dëmtuara dhe të rënë përtokë.

Dëmet janë shtrirë në dhjetra hektarë me perime, kryesisht domate dhe kultivarë të tjerë, të cilat banorët i cojnë pjesërisht në treg për shitje dhe pjesërisht për nevojat vetjake.

Sigurimi i tokave përmes kompanive private është i papërballueshëm nga vetë fermerët dhe tashmë e vetmja shpresë mbetet ndihma që mund të ofrojë drejtoria rajonale e bujqësisë në bashki.

Njësia administrative, Xibër Murrizë i përket qarkut të Dibrës, 37 km larg kryeqyetit, nëse udhëton nga rruga e Arbrit. Banorët thonë se një breshër i tillë nuk ishte parë për më shumë se 20 vite.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More