Bubevski nominohet prokuror publik për ndjekjen e rasteve të urrejtjes dhe diskriminimit

nga Xh M

Shkup, 8 qershor – Prokurori publik themelor i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski, mori vendim që të nominojë një prokuror publik nga Prokuroria Publike Shkup për ndjekjen e procedimeve në rastet e krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit.

“Nominimi i prokurores publike Emilia Mizo Dimkov është nismë fillestare e Queer Qendrës Shkup – Shoqata për pakicat seksuale dhe gjinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila njoftoi se në periudhën e ardhshme do të inicojë edhe formimin e rrjetit të organizatave joqeveritare për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet sektorit civil dhe prokurorisë publike në trajtimin e rasteve të krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, për të cilat është paralajmëruar edhe mbështetja e Këshillit të Evropës”, informoi Prokuroria Publike.

Prokurori publik i emëruar do të ketë autoritetin për të monitoruar procedurat në rastet dhe për të vendosur kontakte me ankuesit dhe me organizatat joqeveritare që përfaqësojnë interesat e personave të cilët paraqiten si palë të dëmtuara në raste të tilla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More