Bujar Osmani: Asnjë centimetër katror nuk do të ndërtohet pa leje në Çair!

nga D. V.

Shkup, 3 tetor – “Asnjë centimetër katror nuk do të mund të ndërtohet pa leje”, kështu tha kandidati për komunën e Çairit, Bujar Osmani duke theksuar se do të gjendet zgjidhje për ndërtimet të cilat janë pa leje momentalisht, që siç tha, familjarët do të marrin dokumentet e nevojshme të banesave të tyre.

“Ajo që do të bëjmë si komunë, një ekip i ekspertëve do të vlerësojë qëndrueshmërinë, stabilitetin sturktural të atyre ndërtesave, nëse ata janë në rregull atëherë do të bëjmë çmos dhe do të gjejmë zgjidhje se si t’i legalizojmë dhe ata familjarët të marrin dokumentet e nevojshëm për banesat e tyre. Ata të cilat nuk kanë stabilitet struktural, do të duhet të gjejmë mënyrë që t’i stabilizojmë. Nuk mundet njerëzit të jetojnë dhe të flejnë me një sy hapur se a do tu rrënohet ndërtesa mbi kokë. Nuk do të mundet të ketë ndërtesa pa leje në komunën e Çairit as një pëllëmbë dhe këtë ua premtoj me gjithë forcën e premtimit, argumentit”, tha Bujar Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More