Bujar Osmani: “Qytetarët flasin, unë dëgjoj” – VLEN: Po 23 vitet e kaluara ku ishe?

nga Redaksia

Shkup, 29 gusht – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka thënë se programin e tij zgjedhor po e ndërton mbi bazën e ideve dhe shqetësimeve të qytetarëve. Ai deklaroi se ka trokitur derë më derë, duke u lënë banorëve një numër telefoni dhe një platformë për propozime. “Sot lexoj publikisht tre nga mesazhet që kam marrë”, u shpreh Osmani, duke theksuar se çdo ditë programi i tij pasurohet me ide të reja.

“Ky është vizioni im për Çairin: qytetarët flasin, unë dëgjoj dhe jap zgjidhje”, tha Osmani.

Por nga radhët e koalicionit VLEN kanë reaguar menjëherë, duke e sfiduar Osmanin me pyetjen: “Ku ka qenë këto 23 vite për qytetarët e Çairit, kur ai ka mbajtur poste të larta në partin e tij BDI, përfshirë edhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme shtetërorë?”

Sipas tyre, Osmani sot paraqitet si dëgjues i halleve të qytetarëve, por në të kaluarën “nuk ka hapur telefonatat e hallexhinjve, jo vetëm si ministër, por as edhe si mjek”.

Reagimi i VLEN-it e vë në dyshim seriozitetin e fushatës së Osmanit, duke ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë e premtimeve të tij aktuale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More