“Burgjet” dhe “Caritas”, bashkëpunim për riintegrimin e të miturve

nga L. M

Drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Klevis Qose zhvilloi sot një takim me Juljana Reson, drejtoreshë e Caritas-it shqiptar, ku firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Caritas-it.

Qose u shpreh se kjo marrëveshje rikonfirmon partneritetin e qëndrueshëm dhe të frytshëm ndër vite në sistemin penitenciar.

Të dyja palët riafirmuan rëndësinë e një bashkëpunimi të strukturuar dhe afatgjatë, veçanërisht në IEVP Pojskë dhe IEVP e të miturve në Kavajë, ku Caritas-i shqiptar ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në mbështetjen, edukimin dhe riintegrimin social të të dënuarve.

“Burgjet” dhe “Caritas”, bashkëpunim për

Sipas Qoses, Reso vlerësoi praninë e gjatë dhe të qëndrueshme të Caritas-it në këto institucione dhe shprehu gatishmërinë për ta ngritur këtë partneritet në një nivel të ri, përmes projekteve të përbashkëta që përfshijnë mbështetje me resurse humane dhe financiare.

“Ky bashkëpunim pasqyron një angazhim të përbashkët për të ndërtuar politika sociale më efektive në sistemin penitenciar, me fokus te rehabilitimi dhe integrimi i të dënuarve”, u shpreh Qose.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More