Buxheti 2026, Bela: Qytetarët të lodhur nga mosrealizimi i projekteve

nga Xh M

Shkup, 14 dhjetor – Me buxhetin e vitit 2026 qeveria planifikon të shpenzojë rreth 6,7 miliardë euro, ndërsa do të financon deficit prej 640 milion euro apo 3.5% të BPV. Profesori universitar Bujamin Bela thotë se duhet të kushtohet fokus i veçantë investimeve kapitale të cilat janë komponentë zhvillimor të buxhetit, por të njëjtat çdo vit nuk arrijnë të realizohen deri në fund.

“Derisa ti e sheh se brenda vitit problemi kryesor në shtet është mosrealizimi i investimeve kapitale, ku pengesë mbeten burokracia, problemet me lejet, shpronësimet dhe vështirësitë që dalin gjatë implementimit. Faza të stërzgjatura, ankesa dhe marrëveshje shtesë vetëm sa e rrisin koston e investimit dhe e shtyjnë përfundimin e tij. Nga ana tjetër, qytetari pret projekte që sjellin zhvillim. Çdo investim, në infrastrukturë, digjitalizim, shëndetësi, arsim, kulturë apo në shërbimet komunitare, pritet të përmbyllet dhe të shihet në terren. Popullata është lodhur duke pritur projekte që fillojnë, zvarriten dhe më pas komplikohen nga probleme të ndryshme.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Bujamin Bela.

Bela: Korridori 8 duhet të jetë prioritet

Bela shton se me buxhetet e viteve të ardhshëm prioritet duhet të jetë Koridori 8, autostrada Shkup-Bllace si dhe gazifikimi i vendit.

“Prioritet duhet të jetë Korridori 8, i cili ka një lidhje horizontale gjeografike me Shqipërinë dhe Bullgarinë dhe siguron qasje në portet detare. Kjo e ndihmon biznesin të ketë qarkullim më të lehtë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Një infrastrukturë funksionale krijon kushte më të favorshme për të bërë biznes, ul shpenzimet dhe rrit konkurrueshmërinë në treg, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e eksportit. Ky projekt pritet të forcojë konkurrueshmërinë e bizneseve lokale brenda vendit.”, tha Bela për TVM2.

Me buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohen rreth 855 milion euro për paga dhe kompensime në institucionet publike apo rritje prej 7%. Gjithashtu rritje është planifikuar edhe tek pensionet për 9.7%. Vitin e ardhshëm rritja ekonomike është planifikuar në 3,8% të BPV, ndërsa inflacioni në 2.5%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More