Celibashi, thirrje partive: Nxisni komisionerët të mbarojnë numërimin e votave brenda afatit ligjor

nga D. V.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike që të nxisin numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda afatit ligjor që është sot në orën 24:00.

Sipas Celibashit “nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme”, shkruan Celibashi.

Celibashi thekson se “duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve”.

Sipas Celibashit, “përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit”.

Celibashi nënvzion se  “nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More