Çështja “Kurum”, grupi parlamentar i PD kërkon interpelancë me Ramën

nga Xh M

Ndërsa javën e ardhshme nis sesioni i ri parlamentar, pas gati tre javësh që po flitet për mbetjet e transportuara nga Durrësi në Tajlandë e Kinë, grupi parlamentar i PD-së, ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Në kërkesën për interpelancë, kreu i Grupit Parlamentar demokrat Gazment Bardhi përmbledh tre pika, rreth kësaj çështjeje, sipas tij, për të bërë transparence, ku për herë të parë opozita kërkon edhe hetimin e kompanisë “Kurum”.

Së pari, sipas PD, ka dyshime se Kompania “Kurum” ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon. Dyshime për shkelje ka edhe për kompaninë që bënte transportin e mbetjeve të rrezikshme.

Sipas demokratëve, autoritetet përgjegjëse të vendit nuk kanë vepruar në kohë kundrejt kompanive private, si të prodhuesit të dyshuar ashtu edhe të “Sokolaj”, që transportonte lëndën toksike. Përmes interpelancës opozitarët thonë se duhet të bëhet transparencë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More