Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Albin Kurtit

nga D. V.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 20-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për bllokimin e proceseve institucionale, raporton Ekonomia Online.

Ajo theksoi se pengesat politike po mbajnë vendin në ngërç dhe kërkoi reflektim nga liderët për të çuar përpara proceset demokratike në interes të qytetarëve.

“103 ditë të humbura për Kosovën, 103 ditë pa i adresuar hallet e qytetarëve të Kosovës. PDK vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë, kemi ofruar alternativat tona.

Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje”, tha ajo..

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More