Çitaku: Ne kemi dhënë opsionet tona, shumica parlamentare është detyrë e Kurtit

nga D. V.

Çitaku: Ne kemi dhënë opsionet tona, shumica parlamentare është detyrë e Kurtit

Depuetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se krijimi i shumicës parlamentare është detyrë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se partia e saj s’e ka për obligim të votojë kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por tha se meqë nuk ka shumicë parlamentare në Parlament, PDK ka dhënë opsionet e veta.

“Janë 40 emra që Kurti i ka në dispozicion. Ne s’kemi asnjë lloj obligimi që të votojmë. Shumica parlamentare është detyrë e Kurtit. Por meqë nuk ka shumicë, ne kemi dhënë opsionet tona, Kurti duhet të reflektojë”.

Për bllokadën në Kuvend, Çitaku shpesh ka akuzuar Kurtin se po e mban Kosovën peng.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More