Shkup, 25 shkurt –Një nga problematikat kryesore me të cilën përballen qytetarët tanë janë çmimet tejet të larta të produkteve bazë. E dyta është absurde të mendohet por ndodhë në praktikë, produktin e njëjtë në qytetin e njëjtë në markete të ndryshme e gjen me çmime të ndryshme. Pra, me fjalë të tjera çmimet përcaktohen në bazë të nevojave të pronarëve të marketeve për të përfituar. E fatkeqësisht, ndonjëherë në faza të caktuara kjo nevojë dinë të jetë e brishtë me çka çmimet shkojnë në qiell, shkruan Zhurnal.
Miratohen ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, çmimet e produkteve edhe “online” –
Shumica parlamentare miratoi propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, me çka, marketet qofshin të vogla apo të mëdha, do të duhet që çdo produkt ta publikojnë në ueb faqen e tyre zyrtare, duke ua vendosur edhe çmimet, të azhurnuara çdo ditë.
Ministria e Ekonomisë, me një akt nënligjor do të duhet ta përshkruajë mënyrën e publikimit të çmimeve në produkteve. Qëllimi sipas shumicës parlamentare është transparenca, konkurrenca e drejtë dhe mbrojtja e konsumatorëve.
Duke kritikuar masën qeveritare, oda e tregtarëve kërkon përsëri takim me kryeministrin. Mickoski nuk refuzon t’i takojë, por kërkon që të vijnë me një propozim konkret dhe të pranueshëm.
“Ta shohim cili është propozimi por do të doja ai propozim të jetë i koncentruar sepse takimin e fundit, më falni por më duhet të them se ishte disi konfuze. Nga përfaqësues të ndryshëm të personave juridik pamë propozime të ndryshme. Le të mblidhet ajo odë, le të sjellin një propozim dhe le ta shohim atë propozim. Ta dimë se në çfarë platforme do të mundemi më tej të bisedojmë. Nëse është më e mirë dhe në drejtim të përmirësimit të standardit të qytetarëve, absolutisht se do të mbajmë dhe seancë qeveritare dhe do ta pranojmë”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut-
Më shumë se gjysma e popullsisë mendon se Maqedonia e Veriut nuk është në rrugën e duhur. Sipas sondazhit të fundit të Market Vision, rreth 60.25 për qind janë të bindur se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 9.20 për qind janë shprehur pozitivisht, ndërsa 27.70 për qind e të anketuarve janë të mendimit se qëndron në vend.
Të anketuarit nga përkatësia etnike maqedonase, në krahasim me të anketuarit e përkatësisë etnike shqiptare, në masë më të madhe besojnë se vendi po lëviz në drejtim negativ – 66,1% kundrejt 47,3%.
Si një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Maqedonia, për të cilën pothuajse gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 44,1 për qind kanë deklaruar se është varfëria, më konkretisht ekonomia, inflacioni dhe ulja e aktivitetit ekonomik. Në këtë periudhë të vështirë privimi, qytetarët duket se nuk shohin dritë në fund të tunelit. Çmimet e shtrenjta pas tregjeve, tregjeve, mirëmbajtjes nga 1 në 1, të anketuarit dhe pastaj e presin atë, edhe në një formë më të keqe. Mbi 80% besojnë se çmimet e produkteve vazhdojnë të rriten. Në të njëjtën kohë, 31.3% e të anketuarve presin që standardi i tyre i jetesës të përkeqësohet në gjashtë muajt e ardhshëm.
Kujtojmë që, çmimet e produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut, sipas drejtuesve të institucioneve, janë rritur deri në 47 për qind gjatë vitit që lamë pas, derisa në tregjet evropiane ato kanë shënuar rritje jo më shumë se 10 për qind. Ndërkaq, Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka shtrenjtuar edhe shportën e konsumit. Sipas Lidhjes së Sindikatave, në muajin janar një familje katëranëtarëshe për të siguruar kushtet elementare për jetë i ka shpenzuar mbi 1.200 euro.
Nga ana tjetër, sipas Entit për Statistika Shtetërore, paga mesatare brenda një vitit është rritur për gati 3.000 denarë (50 euro), duke arritur 31.400 denarë (rreth 500 euro). Por, këto para bazuar në rritjen e çmimeve, kanë vlerën e 28.700 denarëve apo rreth 450 euro. Të dhënat zyrtare tregojnë se paga mesatare është rritur me 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por kostoja e jetesës është rritur me 14 për qind, pra, paga mesatare është 2.3 për qind më e ulët krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon qartazi që qytetarët nuk kanë dalë ende nga tuneli i varfërisë.
Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk