Dafina për Shpat Kasapin: Mungesa jote na kujton sa e shkurtër është jeta dhe sa e rëndësishme është të japim dashuri

nga D. V.

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ndërroi jetë një javë më parë.

Ai vdiq nga sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare, derisa ndodhej me familjen në Itali.

Të shumtë ishin miqtë e kolegët që shprehën ngushëllime për të e thanë fjalët më të mira.

 Foto: Facebook

Këtë herë ka qenë Dafina Zeqiri, e cila i ka bërë sërish një dedikim prekës.

Postimi i plotë i Dafinës (pa ndërhyrje):

“Çdo ditë që kalon, të kujtojmë Shpat Kasapi.Edhe pse jeta po kthehet ngadalë në rutinë, prezenca jote dhe muzika jote mbesin me neve.

E çmojmë njeriun që ke qenë, artin respektin që e ke fituar gjithmonë me shpirt të pastër.

Mungesa jote na kujton sa e shkurtër është jeta, e sa e rëndësishme është me dhënë dashuri, mbështetje e mirësi, sa jemi gjallë.

Urojmë që ata njerëz që janë të lënduar, me gjet qetësi, me liru negativitetin, me u shëru, e me zgjedh veç dashurinë”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More