Shkup, 6 shtator – Danella Arsovska, kryetarja e qytetit të Shkupit, që nga marrja e detyrës ka vepruar sikur të ketë fituar bingo atë pozitë e jo me meritë. Përkundër gjitha dështimeve dhe parregullsive që ka pasur nuk është treguar aspak bashkëpunuese, madje as me këshilltarët e partisë që e bënë kryetare. Arsovska nga mendjemadhësia e tepruar ua ktheu shpinën edhe atyre që ia besuan këtë pozitë. Hristijan Mickovski, kryeministri aktual, ka shprehur zhgënjimin e tij në raport me Arsovsken, ai mes tjerash ka thënë Arsovska nuk ka merituar korrektësinë e tyre. Pra, Arsovska si kryetare nxorri në pah edhe një dobësi të saj që mbase për të mund të jetë përparësi, mosmirënjohja, shkruan Zhurnal.
Mickoksi shpreh zhgënjimin e tij ndaj Arsovskës, mendon që nuk ka merituar konstruktivitet –
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se janë treguar mjaftueshëm konstruktiv me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Mickoski tha se, përkrahja e një vendimi për blerjen e autobusëve për Shkupin, që siç tha, të supozojmë që do të përfundojë me sukses, do të sigurohen për vitin e ardhshëm shkollor.
“Edhe sikur sot të përkrahim një vendim dhe të fillojmë procedurën për blerjen e autobusëve vetëm për Shkupin, supozoj se do të përfundojë me sukses dhe të njëjtit do të sigurohen për vitin e ardhshëm shkollor. Unë mendoj… Po, unë mendoj se në raste të mjaftueshme në të kaluarën kemi treguar konstruktivitet me edhe pse ndoshta këtë nuk e meritoi zonja Arsovska dhe shumica në Këshill”, tha Hristijan Mickoski.
Kjo deklaratë e kryeministrit aktual Mickovski vjen në kohën kur kishin një takim në qeveri dhe nuk arritën të gjejnë kompromise për çështjet që i diskutuan. Mes tjerash ata pas takimit të tyre akuzuan njëri tjetrin për mos përkrahje të duhur. E deklarata e lartpërmendur qartëson zhgënjimin dhe dëshpërimin e Mickovskit për përkrahjen e dikurshme ndaj Arsovskës.
Risjellim në kujtesë akuzat e rënda të Arsovskës për kreun e VMRO-së, Hristijan Mickovski –
Danella Arsovska ka vë në pah edhe një ves të saj që ata që i ndihmojnë i ofendon edhe në këtë formë: “Politikanët si ti janë mbeturina më e madhe”. Kështu është shprehur e para e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke iu referuar liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, se qëllimisht po krijon probleme në funksionimin e higjienës, dhe më pas tenton të luajë rolin e heroit duke ofruar zgjidhje.
“Struktura mafioze tanimë disa ditë po e bllokojnë punën e NP “Higjiena Komunale” dhe atë vetëm për interesa personale. Dhe në fund dua të shtoj dhe t’i dërgoj mesazh Hristijan Mickoskit se është zbuluar sonte sepse me sjelljen e tij të paskrupullt dhe për pikë të ulëta politike dëshiron të krijojë probleme për qytetarët e më pas të prezantohet se po i zgjidhë dhe i pastron. Politikanë të tillë janë mbeturina më e madhe që i ka parë ky qytet dhe ne sonte do të filljomë me pastrimin e mbeturinave t’i pastrojmë dhe ato!”, tha Arsovska (10.07.2023).
Kjo akuzë e rëndë e Arsovskës e thënë për Mickovskin një vit më parë tregon qartësisht se sa mosmirënjohëse dhe keqpërdoruese e ndihmës së dhënë është Arsovska. Edhe zogjtë e malit e dinë që pa ndihmën e partisë të cilën e drejton Mickovski, Arsovska pozitën e kryetares së Shkupit mund vetëm ta ëndërronte e asesi ta përjetonte si realitet.
Por, zonja Arsovska nuk e ka kursyer as liderin e kësaj partie. Në ndihmë për t’ia siguruar fitoren Arsovskes kanë qenë edhe partitë shqiptare. E cila po ashtu ka shprehur mos mirënjohje të thellë për liderët e partive, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë që e votuan.
Gjithkund, ku ka pasur mundësi e rast ka diskriminuar shqiptarët. Mezi patë emëruar një drejtor shqiptarë atë të Higjienës Komunale, e po të njëjtin pak vite më vonë e shkarkoi për një rast që as nuk lidhej me punën e tij e as me Komunën në tërësi. Por, ajo shfrytëzoi momentumin për t’i shpërfaq bindjet e saja antishqiptare.
Pavarësisht gjithçkaje që ka bërë kjo kryetare do të mbetet shembulli më i mirë se si politikanët nuk duhet të veprojnë, e shembulli më i keq i menaxhimit dhe udhëheqjes. Kishte shpresa megalomane për gruan e parë që do ta drejtor Shkupin, e tani sa shumë shpresa kishte po aq madje edhe më shumë se kaq dëshpërim total ka gjithandej Shkupit.
Nuk ka arritur të përmbush asnjë premtim. Që i bie se i ka gënjyer dhe mashtruar rëndë qytetarët, ka shkaktuar kaos në transportin publik, dhe e ka zhytur edhe më shumë qytetin në mbeturina. E kryeqyteti shpesh herë kryesonte në listën e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. /Zhurnal.mk