Shkup, 19 qershor – Deputetja e ASH-së së Ziadin Selës, Ilire Dauti, sot në “Daily Click” në TV21 ka folur për qeverinë e re, si dhe hapat që do të ndërmerr “Fronti Evropian” në të ardhmen.
Ajo foli edhe për Koalicionin VLEN, për të cilët tha se nuk mund të thirren në votat e pastra shqiptare, pasi sipas saj, ata kanë edhe vota të komunitetit maqedonas.
Ajo gjithashtu theksoi se po pretendohet të paraqitet si normale që humbësit po hynë në institucione duke thënë se kanë fituar legjitimitetin, por Dauti tha se këtë të fundit e caktojnë numrat pas zgjedhjeve dhe tha se numrat janë të qartë.