Davkova për vendimin e Kushtetueses: I pritshëm, por duhen më shumë debate publike

nga Xh M

Shkup, 12 dhjetor – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovsa-Davkova e komentoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, por, siç tha, si një juriste, përcjell TV21. Sipas saj kjo ishte e pritshme dhe rekomandon që në Gjykatën Kushtetuese të ketë më shumë debate publike, sikurse për rastin konkret të ftohen përfaqësues të iniciativës, përfaqësues të institucioneve dhe të atyre që nuk i bashkohen iniciativës. Është e pafalshme që politikanët të atakojnë, të sugjerojnë dhe të kërcënojnë Gjykatën Kushtetuese, u shpreh presidentja.

“Do ta them si juriste, e pritshme ishte, disa herë kam thënë se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike, një periudhë kanë qenë të suspenduara thuajse debatet publike, ajo është faza kur do të ftohen përfaqësues të iniciativave, përfaqësues të institucioneve por edhe përfaqësues që nuk e përkrahin iniciativën, të ketë një debat të tillë, ku të plasohen argumentet për dhe kundër dhe më pas Gjykata Kushtetuese të vendos”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, presidente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More